Apple dhe IBM bashkëpunojnë për të shitur iPhone-ët dhe iPad-ët

Teknologji

Apple dhe IBM bashkëpunojnë për të shitur iPhone-ët dhe iPad-ët

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 20:03

Apple dhe IBM kanë njoftuar një bashkëpunim të gjerë midis tyre që do sjellë shitjen e iPhone-ve dhe iPad-eve përmes klientëve të biznesit të IBM-së së bashku me një teknologji menaxhimi për iOS.

Marrëveshja do të sjellë më shumë se 100 produkte enterprise në pajisjet mobile të Apple së bashku me shërbimet e Cloud të IBM-së si për shembull “menaxhmi i pajisjeve, siguria, analizat dhe integrimet mobile”. Apple gjithashtu do të ofrojë disa plane “AppleCare”, ndërsa IBM do të ofrojë paketa ofertë që përfshijnë aktivzim pajisjesh, furnizim dhe menaxhim, etj

Ndërsa bashkëpunimi i ri është i të bërit biznes perfekt akoma duket e çuditshme që gjigandët të punojnë së bashku. Dekada më parë, këta të dy ishin konkurrentë të egër të njëri-tjetrit, ndërsa tashmë rrugëtimet e tyre janë të ndryshme teksa Apple është fokusuar në teknologjinë për konsumatorët, ndërsa IBM është “zhytur” edhe më tej në produktet enterprise.

Apple ka arritur të jetë e suksesshme në arritjen e majave më të larta të biznesit veçanërisht në politikat e pajisjeve IT. Pajisjet Mobile të kompanisë janë pjesë e shumicës së Korporatave të Fortune 500 dhe Global 500. IBM mund ta ndihmojë Apple të shenjëstrojë industri specifike për të kapur më shumë pjesë tregu.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat