Microsoft shkurton 18,000 vende pune

Teknologji

Microsoft shkurton 18,000 vende pune

Më: 17 korrik 2014 Në ora: 16:09

Microsoft ka njoftuar se do të mbyllë 18,000 vende pune, duke bërë kështu shkurtimet më të thella në historinë 39-vjeçare të firmës së teknologjisë.

Pjesa më e madhe e shkurtimeve, rreth 12,500, do të ndodhë në njësinë e telefonisë Nokia, të cilën Microsoft-i e ka blerë në muajin prill.

Shkurtimet janë shumë më të rënda se 6,000 të tilla, sa janë pritur fillimisht.

Firma ka të punësuar 127,000 punëtorë në nivel global.

Shefi ekzekutiv, Satya Nadella, i cili ka marrë drejtimin në muajin shkurt, dëshiron që firma të zhvendosë fokusin e saj nga softuerët në shërbimet dhe aplikacionet online.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat