A mund të qëndroni 99 ditë pa Facebook?

Teknologji

A mund të qëndroni 99 ditë pa Facebook?

Më: 16 korrik 2014 Në ora: 09:12

Fushata në fjalë është një lloj përgjigje ndaj hulumtimit kontrovers të Facebook që ka realizuar kohët e fundit.

Fushata është quajtur "99 ditë lirie" (99 Days of Freedom) dhe qëllimi është për të treguar se si Facebook ndikon te përdoruesit të cilët janë të varur nga ky rrjet social.

Çdo përdorues i cili mendon se është aq u guximshëm mund të jetë pjesë e këtij hulumtimi. Mjafton për të vizituar faqen zyrtare dhe të shkarkoni aplikacionin me të cilin do t’i informoni miqtë tuaj online se do të hiqni dorë 99 ditë nga Facebook.

Në këtë eksperiment aktualisht janë të përfshirë mbi 15 mijë kandidatë, dhe iniciatorët e fushatës, gjatë eksperimentit do të dërgojnë pyetësorë pjesëmarrësve ku do të përgjigjen se si ka ndikuar ky abstenim nga Facebook.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat