Bing me risi në aplikacionet për Windows Phone 8.1

Teknologji

Bing me risi në aplikacionet për Windows Phone 8.1

Më: 14 korrik 2014 Në ora: 16:09

Kompamia Microsoft ka njoftuar se po përditëson aplikacionet e saj të Bing me veçori të reja për përdoruesit e versionit Developer Preview të Windows Phone 8.1.

Përditësimi më i madh është identifikimi. Tashmë nuk është më e nevojshme të identifikoheni në secilin aplikacioni individualisht. Ju identifikoheni në një aplikacion dhe pastaj llogaria juaj do të shtohet në çdo aplikacion Bing që ju përzgjidhni për të instaluar në telefonin tuaj.

Gjithashtu aplikacioni Food & Drink do të përfshijë video tutorial gatimesh nga shkolla e gatimit Rouxbe nga shef kuzhine të njohur si Wolfgang Puck, Jacques Pepin dhe Vikas Khanba.

Aplikacioni Bing Travel tashmë ka një veçori për gjurmimin e udhëtimeve tuaja, kështu që ju do të shikoni nëse jeni vonë. Windoës 8.1 tani për tani është në fazën Developer Preview. Microsoft thotë se do të jetë i disponueshëm për harduerët e përshtatshëm në valën e rë të smartfonëvë Windows Phone në muajt në vazhdim.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat