Analisti Ming-Chi Kuo: Apple do të fillojë prodhimin e iWatch në muajin nëntor

Teknologji

Analisti Ming-Chi Kuo: Apple do të fillojë prodhimin e iWatch në muajin nëntor

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 22:37

Sipas analistit të famshëm Ming-Chi Kuo, prodhimi në masë i orës inteligjente të kompanisë Apple do të fillojë në muajin nëntor. Duhet theksuar se Ming ka qenë gjithmonë i saktë mbi informacionet që përcjell tek përdoruesi mbi produktet e kompanisë Apple.

Analisti i kompanisë KGI Securities, Ming-Chi, dha informacione edhe rreth risive që do të sillen tek kjo orë inteligjente. Sipas tije iWatch do të ketë një paraqitje me fleksibilitet Amoled, e cila është me përbërje nga kristalet e gurit të çmuar të safirit.

Kjo paraqitje do të jetë shumë e durueshme ndaj ujit dhe do të funksionojë në bazë të një sistemi të ri. Ora inteligjente pritet të ketë funksione dhe aplikacione shumë të avancuara, të cilat do të bashkëpunojnë shumë mirë me sistemin operativ iOS 8. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat