Misteret e misionit në Hënë

Teknologji

Misteret e misionit në Hënë

Më: 12 korrik 2014 Në ora: 15:57

Është ish astronauti amerikan Buzz Aldrin, i cili është njëkohësisht personi i dytë në botë që ka shkelur sipërfaqen hënore.

Në një interviste të pak kohëve më parë, ai flet edhe për një mister i cili ende sot ka mbetur i pazbardhur.

Fjala është për një dritë e cila e ka ndjekur shuttle-n e pilotëve amerikanë e cila në atë kohë ata nuk arritën ta identifikojnë se nga vinte dhe kujt i takonte.

Fillimisht hamendësuam se behej fjalë për rrezatim të dritës se diellit në krahët e panelëve diellore të anijes. Por kjo ide ra dhe ne nuk arritëm ta identifikojmë të vërtetën.

As sot ende nuk i japim dot një përgjigje, ndaj me siguri e kemi klasifikuar atë si një objekt te paidentifikuar hapësinor.

Me pas piloti veteran shpreh besimin e tij se së shpejti me siguri njerëzimi do të arrijë të ulet në sipërfaqen e Marsit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat