Me këtë aplikacion dhe pajisje, syzet e Google do të mund ta lexojnë mendjen tuaj

Teknologji

Me këtë aplikacion dhe pajisje, syzet e Google do të mund ta lexojnë mendjen tuaj

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 21:57

Një firmë me bazë në Londër ka krijuar një komponent që lejon përdoruesit të marrin fotografi thjeshtë vetëm duke u koncentruar.
Krijuar nga studio e dizajneve 'This Place', pajisja MindRDR përdor që të dy, syzet e Google dhe një pajisje që monitoron aktivitetet e trurit, për të bërë pastaj fotografi dhe t'i postojë ato menjëherë në mediat sociale duke e prekur ekranin.

Pajisja për aktivitetin e trurit - e njohur si Biosensori EEG Neurosky - gjurmon llojet e modeleve nervore ë truri ekspozon kur është i fokusuar në diçka.

MindRDR pastaj i përkthen këto modele në veprime - duke i thënë syzeve të Google që të bëjnë një fotografi dhe pastaj ta postojnë atë, të gjitha përmes të menduarit.

Aq e mahnitshme duket kjo teknologji, sa që krijuesit e MindRDR-së thonë se kjo do të mund t'i lejonte njerëzit që nuk e kanë aftësinë e të folurit të lidhen më shumë me botën dhe njerëzit.

Aplikacioni MindRDR është pa pagesë, por syzet dhe biosenzori së bashku kushtojnë $1,838. Aplikacioni është në dispozicion për shkarkim në faqen zyrtare të 'This Place'.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat