Ja ‘miu’ i së ardhmes për kompjuterin tuaj?

Teknologji

Ja ‘miu’ i së ardhmes për kompjuterin tuaj?

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 18:41

Hulumtuesit në SHBA kanë zhvilluar një 3DTouch, pajisje si këllëf që vendoset në fund të gishtit tuaj dhe ju lejon të ndërveproj me botën virtuale në tre dimensione.

Mirëpo, kur ne e përdorim miun e kompjuterit, ne jemi të limituar në lëvizje dy dimensionale. Po çka nëse ne do të kishim aftësinë që të ndërveprojm me kompjuterët tonë në mënyrë tre dimensionale?
Anh Nguyen dhe Amy Banic nga Amerika, e kanë zhvilluar një këllëf që vendoset në fund të gishtit tuaj dhe ndërvepron me kompjuterin tuaj, duke e ndjerë të saktë pozitën e saj në tre dimensione.

Ajo e bën këtë nëpërmjet tre tipeve të senzorëve, accelerometer 3D, magnetometer a3D dhe xhiroskopa3D.
Ky kombinim i senzorvëe që të dhënat nga çdo sensor të krahasohen dhe të kombinohen për të prodhuar një vlerësim shumë më të saktë të orientimit se një matje të vetme vetëm. Përveç kësaj, 3DTouch ka një sensor optik të fluksit që mat lëvizjen e pajisjes kundër një sipërfaqe dy-dimensionale , tamam si kjo brenda një miut të zakonshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat