LikeManager përgatit dhe organizon pëlqimet e juaja në Facebook

Teknologji

LikeManager përgatit dhe organizon pëlqimet e juaja në Facebook

Më: 11 korrik 2014 Në ora: 12:30

Nëse jeni person që merr shumë lajme dhe informacione nga rrjeti Facebook, atëherë mund të dëshironi ta klikoni butonin “like” për gjërat rreth të cilave jeni të interesuar.

LikeManager është një mjet që ju ndihmon të ndiqni gjërat e tilla në mënyrë që të mund t’i shihni më vonë. LikeManager futet në llogarinë tuaj në Facebook, më pas skanon dhe kategorizon çdo gjë që keni pëlqyer dhe shpërndarë. Sapo kap çdo gjë, ju mund të shfletoni çdo gjë që keni pëlqyer në një faqe mirë të organizuar.

Ju gjithmonë mund të merrni informacione të tilla për vete përgjatë faqes “Activity Log” në Facebook, por LikeManager e bën shumë më të lehtë paraqitjen. Llogaria pa pagesë e përgatit një grumbull prej 30 përditësimeve në javë dhe nëse dëshironi më tepër, atëherë do të ju duhet që të merrni një pako premium (që kushton rreth 1.36 dollarë në muaj). Për shumicën e njerëzve, versioni pa pagesë duhet të jetë i mjaftueshëm.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat