Apple ka porositur një numër rekord të njësive të iPhone 6

Teknologji

Apple ka porositur një numër rekord të njësive të iPhone 6

Më: 10 korrik 2014 Në ora: 22:16

Shumica e analistëve kanë parashikuar që këtë vit Apple do të ketë kërkesa të mëdha për iPhone. Kjo për arsye sepse të dy modelet e reja të iPhone-ve priten të vijnë me ekrane më të mëdhenj, diçka që shumë fansa e kanë pritur prej vitesh.

Një raport i publikuar të mërkurën në Tajvan, thekson se Apple ka porositur një numër rekord të njësive të iPhone 6. Këto njësi janë sa dyfishi i njësive të iPhone 5 që Apple pati porositur dy vite më parë. Nuk është e qartë nëse raporti i referohet modelit me ekran 4.7 inç apo modelit 5.5 inç të iPhone 6, apo për të dy modelet.

Thuhet se Apple ka porositur rreth 68 milionë njësi të iPhone 6 që priten të prezantohen në shtator. Prodhimi i këtyre pajisjeve do të fillojë muajin e ardhshëm. Dy kompanitë që do të merren me prodhimin e këtyre pajisjeve janë Foxconn dhe Pegatron.

Ndërkohë janë shfaqur në internet edhe një sërë informacionesh dhe fotosh të telefonave inteligjentë të ardhshëm të kompanisë Apple. Kur të prezantohet iPhone 6 pas disa muajsh, nuk do të jetë surprizë për ne të shohim pamjen e tij, materialin e përdorur, apo opsionet e ngjyrave, pasi po bëhen të ditura që tani me daljen e informacioneve nga burime të besueshme të kompanisë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat