Zbulohen pamjet e para të Samsung Gear VR

Teknologji

Zbulohen pamjet e para të Samsung Gear VR

Më: 9 korrik 2014 Në ora: 15:05

SamMobile e ka konfirmuar ekzistencën e Gear VR, pajisjen e realitetit virtual nga Samsung, e cila do të debutojë në shtator së bashku me fabletin e ri të Samsung, Galaxy Note 4 në panairin e madh të teknologjisë në Berlin, IFA 2014.
Në fakt, këto janë pamjet e para të Gear VR, e cila thuhet se do të jetë e lidhur me pajisjet tjera të linjës Galaxy, përmes portit USB 3.0.

Gear VR besohet se do ta përdor akselerometrin dhe gjiroskopin e telefonit të Samsung, si dhe fuqinë e procesorit të pajisjes për ti dhënë mundësi pajisjes së realitetit virtual të lidhur me kokën e përdoruesit, për të dhënë pamjet e realitetit virtual, pa përdor asnjë sensor të vetin, i cili do të ishte i integruar në pajisje.

Nëse del të jetë kështu, atëherë i bie që pajisja e re e Samsung do të mund të krijohet më shpejtë sesa pritej, dhe do ti ulë kostot e krijimit të pajisjes.

Më tej, thuhet se Gear VR do ta ketë edhe një ekran të vogël të ndjeshëm në prekje, i cili do t’ua mundësojë përdoruesve ta shohin botën përmes kamerave të pasme nga telefonat e tyre.

Siç është thënë deri më tani, Samsung do ta zhvillojë harduerin e Gear VR, ndërsa Oculus VR do të jetë përgjegjëse për pjesën softuerike të pajisjes, ku me siguri se do të përfshihen edhe disa nga aplikacionet e famshme mobile që ne i përdorim sot.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat