Gjuhët e Gmail tashmë mbulojnë 94 % të popullsisë së internetit

Teknologji

Gjuhët e Gmail tashmë mbulojnë 94 % të popullsisë së internetit

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 17:52

Teksa ne varemi çdo ditë e më shumë nga aplikacionet e shkëmbimit të mesazhieve, e-maili mbetet akoma një komunikim universal. Ju nuk keni nevojë për një aplikacion për të dërguar një e-mail.

E vetmja gjë që u duhet është mbështetja për gjuhët dhe dialektet rajonale. Për të bërë që më shumë njerëz të përdorin këtë shërbim, Google ka shtuar mbështetjen edhe për 13 gjuhë të reja në Gmail.

Gjuhët e reja janë: Afrikane, Armenishte, Azere, Kineze (Hong Kong), Franceze (Kanada), Galiceze, Gjeorgjane, Mongoleze, Nepaleze, Zulu, Sinhala, Khmer dhe Lao. Google po shton mbështetjen për gjuhët rajonale për ta bërë më të lehtë komunikimin e individëve nga rajone specifike. Këto gjuhë janë të disponueshme që nga dita e sotme në ueb, ndërsa nga telefonët mund të aktivizohen përmes cilësimeve.(PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat