Ora inteligjente e Microsoft-it do të ketë 11 sensorë

Teknologji

Ora inteligjente e Microsoft-it do të ketë 11 sensorë

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 10:45

Në muajin maj u zbuluan disa detaje për orën inteligjente të Microsoft-it, ku thuhej se mund të prezantohet gjatë verës. Tani, një burim i ri pretendon se pajisja do të prezantohet në tetor.

Burimi ka zbuluar gjithashtu disa detaje për këtë pajisje. Raportet e mëparshme kanë sugjeruar se pajisja që vishet do të monitorojë rrahjet e zemrës së përdoruesit, ndërsa një burim i ri sugjeron se do të përdoren 11 sensorë të brendshëm për të kryer këtë funksion.

Raporti gjithashtu pretendon se pajisja do të ketë çipe nga kompanitë Texas Instruments dhe Atmel. Ora gjithashtu do të mund të lidhet me të gjitha pajisjet Windows, Android dhe iOS.

Sa i përket ekranit të pajisjes thuhet se do të jetë në kyçin e dorës së përdoruesit, dhe do ta bëjë më të lehtë për të për të kontrolluar njoftimet në krahasim me pajisjet e tjera, si për shembull, Galaxy Gear i Samsung-ut.

Asnjë nga këto detaje nuk është konfirmuar nga kompania. Nëse këto informacione janë të sakta, atëherë kjo do të thotë se ora inteligjente e Microsoft-it do të prezantohet në të njëjtën kohë me iWatch, që thuhet se do të prezantohet në tetor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat