Përditësimi Windows Phone 8.1 ka filluar të lëshohet për përdoruesit e disa shteteve

Teknologji

Përditësimi Windows Phone 8.1 ka filluar të lëshohet për përdoruesit e disa shteteve

Më: 8 korrik 2014 Në ora: 00:55

Windows Phone 8.1 është një përditësim madhor i cili ka sjellë edhe ndryshime të mëdha në eksperiencën e përdoruesve kryesisht tek ndërfaqja. Ky përditësim së bashku me një set të madh aplikacionesh të Nokia-s do të përmirësojë më tepër marrëdhënien e përdoruesve me smartfonin e tyre.

Lajmi i mirë është se lëshimi i këtij përditësimi ka filluar më në fund. Smartfoni i parë që do të marrë përditësimin është Lumia 625, që në vetvete përbën një ndryshim në traditën e prodhuesit, kur më parë këto përditësime vinin për smartfonët e parametrave të lartë.

Mesa duket përditësimi po lëshohet në faza dhe tani për tani janë përzgjedhur përdoruesit nga Tajvani, Spanja dhe Finlanda që do të marrin disa pjesë të këtij përditësimi pilot. Nëse çdo gjë shkon mirë atëherë përditësimi i ri do të fillojnë të bëhet i disponueshëm globalisht.

Përditësimi Nokia Cyan sjell përmirësime në aplikacionin Creative Studio, mbështetje për Bluetooth 4.0 si dhe butona kontrolli të integruar. Ka shumë përditësime në këtë version të Windows Phone, por që shumica janë specifikisht për disa harduerë të caktuar dhe nuk do të funksionojnë në të gjitha pajisjet. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat