Valixhja që nuk humb kurrë

Teknologji

Valixhja që nuk humb kurrë

Më: 7 korrik 2014 Në ora: 11:16

Nëse ju humbet valixhja në aeroport, mund të duhen orë të tëra, apo edhe ditë, për ta gjetur përsëri. A nuk do të ishte më mirë sikur valixhja t’ju lajmëronte vetë se ku është? Këtë premton “valixhja inteligjente”, e cila është e pajisur me GPS dhe i tregon vendndodhjen pronarit, madje kontakton edhe linjën ajrore sapo humbet.
Kompania ajrore që merret me prodhimin e avionëve, Airbus, prezantoi konceptin e dizajnit të valixhes inteligjente tek “Paris Air Shoë” që u zhvillua vitin e kaluar. Pajisja, që quhet Bag2Go, mund të gjurmohet nëpërmjet një aplikacioni në telefonin inteligjent. Ajo tregon gjithashtu se sa peshon, duke plotësuar kështu kërkesat e linjës ajrore.

AT&T prezantoi një koncept të ngjashëm të valixhes inteligjente gjatë prezantimit të gjeneratës së ardhshme të teknologjive. Kompania ka si qellim integrimin e këtyre çipave me GPS në çantat dhe valixhet. Këto çipa mund të instalohen shumë lehtë në çdo çantë ose valixhe. Plani kryesor është që këto valixhe inteligjente të jenë në komunikim direkt me sistemin IT të linjave ajrore.

Këto produkte janë akoma në proces prodhimi dhe duhet aprovimi i rregullatorëve federalë që të dalin në treg. Megjithatë, kompania shpreson se do të ketë shumë njerëz që duan të blejnë këtë pajisje. Sipas statistikave të nxjerra nga qeveria, linjat ajrore amerikane kanë humbur më shumë se 141 mijë valixhe në muajin prill, ose rreth 3 valixhe për pasagjer.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat