Rivali i iPad shet 50.000 njësi për 4 minuta!

Teknologji

Rivali i iPad shet 50.000 njësi për 4 minuta!

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 23:57

Xiaomi po vazhdon të thyejë rekorde të reja, dhe me sa duket titulli "Apple e Kinës" do të mund të jetë i shumë-merituar.
Kohët e fundit, kompania njoftoi se ka shitur 26.1 milionë njësi të telefonave të saj, për pjesën e parë të vitit, ndërsa tani kompania inovative kineze ka arritur edhe tek një moment tjetër historik.

Xiaomi njoftoi se ka arritur të shesë rreth 50.000 njësi të tabletit të saj MiPAD, dhe se këtë e ka arritur vetëm për katër minuta.

Tableti i ri i Xiaomit vjen me një grup të madh specifikash, dhe është i denjë për të konkuruar kundër Apple dhe tabletit të saj të njohur, iPad Mini.

MiPad është në dispozicion në Kinë, dhe është modeli i parë i tabletit që do të vijë me procesorin Tegra K1 në 2.2Ghz, NVIDIA 192 Kepler GPU dhe 2GB RAM.

Tableti i ri i Xiaomi vjen me dy opsione sa i përket hapësirës së brendshme, përkatësisht përfshin opsionet me 16GB dhe 64GB memorie të brendshe, si dhe ofron mbështetje për kartelën microSD, e cila mund ta zgjerojë hapësirën e tabletit deri në 128GB.

Kamera e pasme e tabletit sjell 8MP, ndërsa kamera e përparme sjell 5MP, për video dhe foto-selfie.

Bateria e MiPad është e fuqishme dhe sjell 6,700 mAh, ndërsa në anën softuerike tableti bazohet në ndërfaqen MIUI dhe Android 4.4.2 Kitkat.

Sa i përket çmimit, MiPad me 16GB mund të blihet për rreth 240 dollarë, ndërsa versioni me 64 GB kushton 270 dollarë. Për momentin, ky model ofrohet vetëm në tregun kinez, ndërsa ende nuk dihet se kur do të fillojë të shpërndahet edhe në vendet tjera, jashtë shtetit më të populluar në botë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat