Volkswagen Beetle Coupe dhe Kabriolet

Teknologji

Volkswagen Beetle Coupe dhe Kabriolet

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 22:44

Brendi Gjerman Volkswagen bënë të ditur se shumë shpejt do të prezantohen dy modele të automjeteve Beetle ai Coupe dhe Kabriolet.

Volkswagen ka bërë të ditur se këto ditë do të prezantohet paketa Premium 2014, për Beetle Coupe dhe Kabriolet. Karroceria opsionale do të jetë e disponueshme në treg gjatë muajit të ardhshëm, dhe do të jetë funksionale për coupe dhe kabrio.

Beetle është i pajisur me 1.8 T ose TDI Clean Diesel. Ai do të vijë me të gjitha të mirat që i ofron linja R, duke përfshirë këtu dritat bi-xenon, sistem klimatizimi klimatronik, navigacion RNS 510, radio satelitore, fshesa me sensorë si dhe mbushës për iPhone 5.

Modeli me motor me 1.8 flenë mbi rrotat Tornado me fellne prej 19 inç, derisa versioni TDI është i pajisur me fellne të aluminit prej 18 inç. Ndërkaq janë zbuluar edhe çmimet fillestare të Beetle, ku bëhet e ditur se motori me 1.8 T Coupe do të kushtoj plotë 27,355 dollarë, derisa TDI Coupe 29,355 dollarë.
Volkswagen Beetle Coupe

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat