Sa do të jetë çmimi i BMW i8

Teknologji

Sa do të jetë çmimi i BMW i8

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 22:43

Nëse doni të bleni prodhimin më të ri të BMË-së, nuk do të ju kushtoj edhe aq lirë. BMW, ka bërë publike çmimin e veturës së saj më të re i8, e cila është edhe seria më e fundit e veturave të kësaj kompanie Gjermane.

Çmimi i parë i i8 pritet të jetë 135 mijë dollarë plus 10 mijë dollarë shtesë për të përfshirë edhe pakon “Pure Impulse World” për përshtatje të shpejtësisë në zona me pjerrtësi.

Sipas BMË Blog, në këtë çmim do të përfshihen ulëset e lëkurës me ngjyrat tradicionale të veturës. Në rast se ju shpenzoni edhe 3 mijë dollarë, në pako do të përfshihen dritat e para LED dhe rrotat të gjëra 20-inç.
Për 13,6 sekonda është koha që ky prodhim i ri i BMW –së, e ka kaluar me shpejtësi nga 0 deri në 193 km/h (0-120 mile në orë). Ndërsa vetëm me ndihmën e energjisë elektrike BMW i8 ka qenë në gjendje që nga vendi shpejtësinë 96 km/h ta arrijë për 9,4 sekonda.


Ndalohet rreptësisht marrja dhe shpërndarja ne media, portale

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat