LG G3 vjen me 16 korrik?

Teknologji

LG G3 vjen me 16 korrik?

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 22:35

‘Tashmë dihet se LG G3 do të debutojë në tregun amerikan gjatë muajit të ardhshëm, mirëpo ende mbetet pikëpyetje data e saktë e lancimit dhe operatori që do ta ofrojë atë për herë të parë.

Megjithatë, tani thuhet se përdoruesit e T-Mobile do të kenë mundësinë e blerjes së LG G3 që nga data 16 korrik’-shkruan Telegrafi. Sipas burimeve të TmoNews thuhet se 16 korriku do të jetë dita e lancimit të LG G3 në T-Mobile.

Sa i përket karakteristikave, LG G3 pritet të sjell specifika të avancuara harduerike, duke përfshirë ekranin me diagonalen prej 5.5", rezolucionin 2560 x 1440, si dhe procesorin quad-coreSnapdragon 801 SoC. LG G3 do të vijë në dy versione: njërin me 2GB RAM dhe 16GB memorie të brendshme, 3GB dhe 32GB memorie të brendshme.
Por, thuhet se LG G3 do ta mundësojë edhe portin për kartelën microSD, e cila do ta zgjeronte memorien e telefonit edhe me disa GB shtesë.

Këto nuk do të jenë karakteristikat e vetme të LG G3, pasi që fableti/telefoni i kompanisë koreane pritet të sjell edhe kamerën e pasme me 13MP (me stabilizuesin optik) dhe atë të përparmen me 2MP, si dhe Android 4.4.2 KitKat, si versionin e sistemit operativ të pajisjes.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat