Projektohet helikopteri i gjeneratës së re

Teknologji

Projektohet helikopteri i gjeneratës së re

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 17:29

Ky është modeli i një gjenerate të re helikopterësh ushtarakë, që ushtria amerikane pritet të përdorë në të ardhmen për transportin e trupave të saj.

Por transporti i trupave nuk është veçori e tij. Projektuesit e firmës AVX nga Teksasi synojnë që për të parën herë, ushtrisë t’i venë në dispozicion një helikopter që transporton edhe mallra të rënda, përfshirë edhe topat dhe gjithashtu të jetë i pajisur me mitralozë për sulme nga ajri.

Firma teksane ia ka paraqitur këtë projekt revolucionar Pentagonit, që ka hapur tenderin me vlerë 100 miliardë dollarë për krijimin e një gjenerate të re dhe të avancuar të helikopterëve sulmues.

Veç formës aerodinamike, helikopteri është i pajisur në pjesën e sipërme me dy helika të mëdha, që lehtësojnë akoma më shumë uljen dhe ngritjen në krahasim me mjetet ekzistente. Dy helikat e tjera anësore i mundësojnë helikopterit të arrijë një shpejtësi rekord prej 426 kilometrash në orë. Nëse fiton tenderin, kjo firmë parashikon që helikopteri i saj të kryejë fluturimin e parë të provës në vitin 2017.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat