Hyundai forcon Genesis Coupe

Teknologji

Hyundai forcon Genesis Coupe

Më: 6 korrik 2014 Në ora: 16:46

Sipas informacioneve më të fundit besohet se gjenerata e re e Hyundai Genesis Coupe mund të fitojë motor edhe më të fuqishëm me 5.0 litra V8. Sipas revistës australiane “Go Auto”, njësia me 8 cilindra e firmës TAU mund të gjenerojë në total plotë 420 kuaj fuqi që shumë shpejt mund të futen në shasinë e limuzinës së Genesis.

Dhe nëse një gjë e tillë aprovohet, atëherë Genesis Coupe V8 do të shtrihet mbi motorin me benzinë V6 me katër cilindra dhe me një transmision automatik me 8 shpejtësi, që deri më sot përdorej në këtë veturë. Revista gjithashtu raporton se coupe sportive pritet të ketë edhe një karroceri më të madhe sesa modeli i kaluar. Dizajni i veturë është i bazuar në konceptin e Hyundai Luxury Sports Coupe HND-9 i cili vitin e kaluar u prezantua në panairin ndërkombëtarë të veturave në Seul. Prototipi futuristik ishte përshkruar nga mediet dhe të vizitorët si interpretim i modernes dhe klasikes të futur në një shasi sportive.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat