Samusung nxjerr në treg Galaxy S5 mini

Teknologji

Samusung nxjerr në treg Galaxy S5 mini

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 15:44

Samsung Galxy S5 mini do të krenohet me ekranin e aparatit celular HD Super AMOLED nga 4.5 polë, i cili do të mundësojë imazhe “të gjalla” dhe të thella, ndërsa përmasat e tij garantojnë komoditet më të madh sa i takon menaxhimit dhe mbajtjes në pëllëmbën e dorës.

Ashti si Galaxy S5 edhe Galaxy S5 mini ka një sistem të projektuar për funksionimin 2 dimensional, në 2 pozicione të aparatit celular, duke mos lënë mënjanë edhe pamjen praktike përmes prekjes së lehtë.

Teknologjia e Galaxy S5 mini është e njëjtë me atë të Galaxy S5 dhe lejon gjithë aplikacionet që përmban analogu i tij. Ai ka një program të planifikuar për të reduktuar konsumin energjik dhe sistem dixhital, i cili siguron mbrojtjen maksimale.

Ndër të tjera, Samsung Galxy S5 është rezistent ndaj ujit dhe pluhurit. Është ideal për të gjithë ata që adhurojnë të bëjnë foto, video, të ndajnë ato nëpërmjet rrjeteve sociale etj. Kamera e tij është 8 megapixel, me një suport LTE të kategorisë 4, e cila lejon shkarkimin e filmave dhe video-lojërave.

Ka një procesor 1.4 GHz Quad Core dhe 1.5 GM RAM, e cila lejon përdorimin e funksioneve multi-tasking dhe hapjen e shpejtë të faqeve të internetit.

Ai do të dalë në treg në fund të korrikut dhe do të jetë në ngjyrat Charcoal Black, Shimmery White, Electric Blue, Copper Gold.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat