HTC Eye pritet të jetë një “telefon selfie”

Teknologji

HTC Eye pritet të jetë një “telefon selfie”

Më: 5 korrik 2014 Në ora: 09:33

HTC është përqendruar shumë tek kamera frontale në telefonat e saj inteligjentë të prezantuar së fundmi. Telefonat inteligjentë si One M8, One Mni 2, One E8 dhe Desire 816 kanë të gjitha kamera frontale 5 megapikselë, që sipas kompanisë janë të duhurat për të bërë “selfie”. Sipas llogarisë së famshme në Twitter, @evleaks, dyqani AT&T është gati të testojë këtë telefon selfie, që quhet HTC Eye.

Fatkeqësisht nuk janë postuar foto të pajisjes, as detaje për veçoritë që do të ketë. Ka shumë mundësi që kompania të përdorë në këtë pajisje një kamera frontale me numër të lartë të megapikselëve.

Nuk është bërë e ditur akoma se kur kjo pajisje do të dalë në treg. Gjithashtu nuk e dimë nëse kjo pajisje do të jetë ekskluzivitet vetëm i dyqanit AT&T, apo do të dalë edhe në tregun mbarëbotëror. Gjithsesi, ne do t’ju njoftojmë sapo të dalë ndonjë informacion i ri për këtë pajisje.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat