Doli në tregun evropian telefoni inteligjent HTC Desire 516

Teknologji

Doli në tregun evropian telefoni inteligjent HTC Desire 516

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 19:35

Telefoni inteligjent HTC Desire 516 u prezantua zyrtarisht në muajin mars, dhe pas disa ditësh doli në tregun kinez. Tani, kompania HTC ka njoftuar se pajisja do të jetë në dispozicion për t’u blerë edhe në Evropë.

Duke filluar nga muaji gusht, telefoni inteligjent Desire 516 do të shitet në Austri dhe Zvicër. Kjo pajisje do të kushtojë 270 dollarë.

Pajisja e re Desire ka ekran 5 inç Quad HD me rezolucion 540 x 960 pikselë, kamera të pasme 5 megapikselë, kamera ballore 2 megapikselë, procesorin Snapdragon 200 me katër bërthama me qark 1.2GHz, 1GB RAM dhe 4GB hapësirë të brendshme.

Ky telefon do të përdorë sistemin operativ Android Jelly Bean. Desire 516 është telefoni i dytë me dy karta SIM që HTC ka prezantuar në Evropë këtë javë, pas telefonit me cilësi të lartë, One M8 Dual.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat