Apple fitoi 38.2 miliardë dollarë në këtë tremujor

Teknologji

Apple fitoi 38.2 miliardë dollarë në këtë tremujor

Më: 4 korrik 2014 Në ora: 17:42

Dy kompanitë më të mëdha teknologjike, që gjenerojnë profite të mëdha në tregun e telefonave, janë Apple dhe Samsung. Apple dominon tregun e telefonave inteligjentë, duke zënë vendin e parë si kompania që përfiton më shumë fitime.
Nga shifrat e fundit të publikuara në internet, mësojmë se Apple ka fituar rreth 38.2 miliardë dollarë në tremujorin e fundit, që përfundoi në qershor.

Apple nuk i ka publikuar zyrtarisht të ardhurat e saj për këtë tremujor, por firma të ndryshme kanë bërë parashikime se aq të ardhura ka arritur të mbledhë Apple.

Wall Street pati parashikuar se Apple do të fitojë 37.9 miliardë dollarë, ndërsa analisti Maynard Um mendon se Apple e ka tejkaluar këtë shifër, dhe mund të ketë fituar rreth 38.2 miliardë dollarë.

Në këtë tremujor, Apple shiti rreth 36.5 milionë iPhone, ndërsa vitin e kaluar shiti vetëm 31.2 milionë njësi. Sa i përket iPad-ve, thuhet se janë shitur rreth 12 milionë njësi. Tremujori prill-qershor mund të sjellë më pak përfitime krahasuar me tremujorët e tjerë. Ndërsa në periudhën tetor-dhjetor pritet të ketë një bum shitjesh, sepse Apple do të nxjerrë në treg dy versionet e iPhone 6.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat