Facebook do të blejë krijuesin e reklamave me video, LiveRail

Teknologji

Facebook do të blejë krijuesin e reklamave me video, LiveRail

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 17:27

Facebook njoftoi të mërkurën se do të blejë kompaninë teknologjike për reklamat e videove në internet. Kushtet e marrëveshjes nuk janë mbyllur akoma.
LiveRail është themeluar në vitin 2007 dhe ndihmon kompanitë si Major League Baseball apo DailyMotion për të optimizuar shpërndarjen e reklamave me video në telefona dhe internet në kohë reale. Kompania shpërndan rreth 7 miliardë reklama me video në muaj.

“Ne besojmë që LiveRail shërben për Facebook-un dhe publikuesit premium për të bërë reklamat më të mira dhe më të përshtatshme për qindra njerëzit të cilët shohin video digjitale çdo muaj,” tha në një deklaratë Brian Boland, zëvendës presidenti i marketingut të reklamave të produkteve në Facebook. “Më shumë video të përshtatshme do të jenë më interesante dhe më të shikuara në internet nga njerëzit, dhe më të dobishme për tregtarët gjithashtu.”

“Qëllimi ynë në LiveRail është që të krijojmë teknologjinë më të mirë në botë për të ndihmuar njerëzit të lidhen me ekosistemin e reklamave digjitale me video,” tha kompania në një postim në internet.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat