Google fshin disa rezultate, i referohet “të drejtës për t’u harruar”

Teknologji

Google fshin disa rezultate, i referohet “të drejtës për t’u harruar”

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 17:18

Vendimi historik nga “Gjykata Europiane e Drejtësisë” muajin e kaluar u dha njerëzve të drejtën për të shuar disa të dhëna të "parëndësishme" dhe të vjetruara për përdoruesit e internetit që hyjnë dhe klikojnë për terma kërkimi të veçantë
Google shkaktoi zemërime te njerëzit natën e kaluar, kur filluan të hiqnin disa materiale nga motori i kërkimit, nisur nga regjimi i ri i censurës që hyri në fuqi.

Një informacion për një bankier milioner i fajësuar për ndihmën që i dha krizës financiare globale ka qenë ndër të parët që është fshirë.

Gjithashtu informacionet për një arbitër futbolli, i cili ka gënjyer në lidhje me një incident për një penallti, dhe informacionet për një linjë ajrore e akuzuar për racizëm nga një kërkues mysliman për punë janë në mesin e një serie me tregime të “MailOnline” të censuruara nga Google.

Firma ka hequr lidhjet e një serie historish nga rezultatet e kërkimit të google-it pas kundërshtimeve të shumta që erdhën si rezultat i projektit “e drejta për t'u harruar”, e cila u paraqit në fillim të këtij viti nga gjyqtarët evropiane.

Por, këto histori nuk janë hequr nga “MailOnline”, e cila e ka përshkruar këtë vendim të ngjashëm me “librat e djegur në një bibliotekë”.

Faqe të tjera të mëdha të internetit, duke përfshirë “BBC-në” dhe “The Guardian” kanë pasur histori të veçanta të cilat janë hequr nga rezultatet e kërkimit kur përdoruesit e internetit kërkojnë në faqet e ndryshme në Britani të Madhe dhe vende të tjera evropiane.

Vendimi historik nga “Gjykata Europiane e Drejtësisë” muajin e kaluar u dha njerëzve të drejtën për të shuar disa të dhëna të "parëndësishme" dhe të vjetruara për përdoruesit e internetit që hyjnë dhe klikojnë për terma kërkimi të veçantë.

Por kritikët thonë se kjo gjë i lejon njerëzit që të menaxhojnë reputacionin e tyre dhe në mënyrë efektive ata mund të fshijnë historinë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat