Prodhohet Putinofoni, telefoni që kushton 3 000 euro

Teknologji

Prodhohet Putinofoni, telefoni që kushton 3 000 euro

Më: 3 korrik 2014 Në ora: 10:09

Prodhohet Putinofoni, telefoni që kushton 3 000 euroRUSI-Simpatizantët më të flaktë të liderit të Kremlinit, Vladimir Putin, tashmë mund të kenë imazhin e beniaminit të tyre në celular.
Në fakt në Rusi është hedhur në treg një telefon celular i ri i larë në flori 18 karat dhe ka fytyrën e Putinit të gdhendur nga ana e pasme.

Ky telefon i veçantë dhe i kushtueshëm i mbiquajtur “putinofon”, është prodhuar në 44 ekzemplarë nga kompania italiane “Caviar” dhe sipas medias ruse i ka sjellë kompanisë gjashtë milionë rubla të ardhura (rreth 128 mijë euro).

Çmimi i një Putinofoni, që në të vërtetë është një iphone 5S, për shumë persona është i papërballueshëm pasi kushton 147 mijë rubla ose 3 150 euro. Megjithatë shumë modele janë shitur. Mes blerësve rezultojnë një regjisor, një prezantues televiziv dhe një kampion olimpik.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat