Google nxjerr në shitje syzet kompjuterike

Teknologji

Google nxjerr në shitje syzet kompjuterike

Më: 2 korrik 2014 Në ora: 16:10

Google Glass, arritja më e fundit të gjigandit të teknologjisë amerikane, del në shitje të lirë për një vlerë prej 1500 dollarësh, apo një mijë stërlina britanike.

Është një bashkëpunim i gjigandit amerikan dhe disa prej kompanive më të njohura të prodhimit të syzeve.

Google glass është një kompjuter me plot kuptimin e fjalës, i barazvlefshëm për nga funksioni me një celular të gjeneratës së fundit – smartphone.

Në një kohë fare të shkurtër mund të procesojë shumë informacion të nevojshëm për njeriun. Edhe pse me një çmim të kripur – si çdo risi teknologjike – me të mund të realizosh thirrje telefonike; të dërgoni e-mail-e; të shfletoni në internet; të dëgjoni muzikë etj.

Pajisja ka ndër funksionet e saj primare regjistrimin e videove, deri në 45 minuta pa ndërprerje për shkak të jetëgjatësisë së baterisë, e cila e ka operimin normal 24 orë.

Dhe me zgjerimin galopant të përdorimit të pajisjeve elektronike në jetën tonë të përditshme, tashmë mendimet dhe lëvizjet tona do të dihen nga çdo kush, me vetëm një klikim.

Një botë pa hapësirë personale, me fjalë të tjera, sepse Google Glass nga laboratori mbërriti shumë shpejt në shitje të lirë.

Gazetarët e britanikes Daily Mail patën mundësinë të testonin aftësitë e kësaj pajisje në disa rrugë dhe ambiente në Londër.

Zbuluan se ishte fare e thjeshtë të vidhje pasuordin e llogarisë bankare; të merrnin pjesë pa u diktuar në një seancë gjyqësore; apo të regjistronin fshehuarazi në kinema pjesë të një filmi të sapo-dalë në qarkullim.

Mendoni ç’mund të ndodhë në oborrin e një shkolle fillore, ose në një bazë ushtrake – nëse kjo pajisje blihet nga personi i gabuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat