Galaxy S5 Mini: i njohur në pamje, karakteristika më të dobëta

Teknologji

Galaxy S5 Mini: i njohur në pamje, karakteristika më të dobëta

Më: 1 korrik 2014 Në ora: 21:20

Samsung ka zbuluar modelin mini të Galaxy S5, një version me madhësi 4.5 inç. Fatkeqësisht ata të cilët kanë pritur që ky celularë të ketë karakteristika të njëjta si në S5, modeli mini 4.5 inç nuk përmban të njëjtat specifika si në vëllain e tij më të madh.

Ka një procesor 1.4GHz, një kamerë 8 megapiksel, një ekran 1280x720 piksel, 1.5GB RAM, 16GB memorie dhe një bateri 2,100mAh.

Këto specifika janë shumë më të dobëta se modeli Galaxy S5 i cili ka një procesor 2.5GHz, 2GB RAM, kamerë 16 megapiksel, ekran në HD të plotë dhe një bateri 2,800mAh.

Lajmi i mirë në modelin mini është se Samsung e ka bërë atë të qëndrueshëm ndaj ujit, dhe i ka futur edhe karakteristika për monitorimin e rrahjeve të zemrës dhe një skaner për të gjurmuar shenjat e gishtrinjëve. Të dyja pajsijet ndajnë një dizajn të njëjtë.

Galaxy S5 mini do të jetë i gatshëm në Rusi javën e dytë të korrikut, pasi që të zgjerohet globalisht. Do të jetë i gatshëm në katër ngjyra: të zezë, të bardhë, të kaltër dhe të artë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat