Koncepti i ri Nissan Lannia

Teknologji

Koncepti i ri Nissan Lannia

Më: 22 prill 2014 Në ora: 12:09

Nissan ka përgatitur një koncept të ri të tipit sedan, të quajtur Lannia, tamam në kohë për panairin e automjeteve në Pekin. Nissan pat hapur një qendër të re të dizajnit në Kinë vitin e kaluar, dhe koncepti Lannia përfaqëson projektin e dytë që del nga ajo pas Friend-Me të 2013-s.

Nissan Lannia është i menduar si veturë për gjeneratën e pas viteve ’80 të Kinës. Ndër të tjera, ai ka fenerë të përparmë në formë të bumerangut, kulm elegant dhe fenerë të pasmë këndorë LED.

Pamjet me pjesën e brendshme të konceptit Lannia nuk janë mundësuar, por, sipas Nissan, ky koncept është dizajnuar në atë mënyrë që t’i përshtatet jetesës digjitale të kinezëve, prandaj ai përmban elementet më të reja teknologjike të krijuara nga prodhuesi i mirënjohur japonez i automjeteve. Nissan tash për tash nuk ka asnjë plan për ta bërë realitet konceptin e ri Lannia.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat