Volkswagen prezanton gjeneratën e dytë të Touareg

Teknologji

Volkswagen prezanton gjeneratën e dytë të Touareg

Më: 21 prill 2014 Në ora: 13:06

Volkswagen ka rifreskuar gjeneratën e dytë të modelit Touareg, i cili në vitin 2010 i ishte prezantuar publikut. Ndryshimet stilistike janë minimale, por janë bërë përmirësime në pjesën e brendshme të veturës duke përfshirë këtu edhe motorin. Sipas recetës së njohur të Volkswagen, pjesa e jashtme ka pësuar ndryshim jo edhe aq të dukshëm tek pjesa e dritave, maskës së ftohësit dhe mbrojtësit të përparmë, derisa pjesës së pasme i janë ndryshuar dritat e frenimit.

Por, blerësve u ofrohen edhe fellne të reja të aluminit, derisa karroceria do të jetë e disponueshme në pesë ngjyra të ndryshme. Kur flasim për kabinën vërehet qartë që janë futur materiale të ndryshme të cilësisë së lartë, siç janë lëkura dhe instrument tabela është bërë tërësisht e digjitalizuar.

Blerësit në tregun evropian do të mund të porosisin veturën me motor me naftë V6 që prodhon 204 kuaj fuqi, dhe një më të fortë me V8 me 340 kuaj fuqi. Në Volkswagen thonë se kanë arritur të zvogëlojnë shpenzimet e derivateve nga njësia V6 dizel nga 7 në 6,6 litra në 100 kilometra, derisa versioni më i fuqishëm V6 tani prodhon 13 kuaj fuqi më shumë sesa versioni aktual. Ai në 100 kilometra shpenzon 6,8 litra. Përpos këtyre motorëve, do të prodhohet edhe versioni hibrid i cili përmes motorit me benzinë V6 TSI me 333 kuaj fuqi, do të ketë edhe një elektromotor me 52 kuaj fuqi. Këta dy motorë në kombinim prodhojnë në total 380 kuaj fuqi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat