Zbulohen detajet e Motorola Moto E

Teknologji

Zbulohen detajet e Motorola Moto E

Më: 21 prill 2014 Në ora: 13:04

Janë shfaqur në internet specifikat e telefonit Moto E të Motorola, i cili pritet të jetë telefoni inteligjent më i lirë i kompanisë. Ndër karakteristikat e zbuluara nga faqja spanjolle Xataka janë ekrani 4.3 inç me rezolucion 720 pikselë, procesori me dy bërthama me qark 1.2GHz, memoria RAM 1GB, memoria e brendshme 4GB, bateria 1900mAh dhe kamera e pasme 5 megapikselë.

Nuk dihet ende nëse ky telefon do të ofrojë mbështetje për kartën MicroSD. Për sa i përket anës së softuerit, telefoni i lirë inteligjent nga Motorola thuhet se do të përdorë sistemin operativ Android 4.4.2, ndryshe nga telefoni Moto G i kompanisë, i cili përdor sistemin Android 4.3.

Një nga karakteristikat më të veçanta të këtij telefoni është se ai është më i holli nga të gjithë pajisjet e tjera, do të jetë vetëm 6.2 mm. Krahasuar me telefonin Moto G, karakteristikat e shfaqura janë të një cilësie më të ulët, prandaj edhe çmimi i këtij telefoni do të jetë më i ulët.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat