Ju nuk do të besoni se çka mund të bëj ky robot!

Teknologji

Ju nuk do të besoni se çka mund të bëj ky robot!

Më: 21 prill 2014 Në ora: 01:40

Ky është versioni i fundit i robotit njerëzor të Hondës i prezantuar me 15 prill në New York, gjatë International Auto Show.

Asimo ka mësuar lëvizje të reja, përfshirë edhe gjuhën e shenjave. Asimo gjithashtu është mjaft i aftë për të qëndruar i balancuar dhe të mbajë drejtimin, të ngjitet shkallëve, ose të qëndrojë në një këmbë.

Ky është roboti i parë njerëzor që ngjitet shkallëve, shërben pije si dhe kërcen si John Travlota.
Një nga performancat më të vlerësuara është aftësia e tij për të hapur një lëng portokalli dhe servirja me tabaka.
Ky robot është projektuar për të siguruar ndihmë të ekonomisë familjare dhe ndërveprime njerëzore.
Roboti nuk është projektuar për operacionet e kërkim-shpëtimit pasi që qarqet e tij elektrike nuk ishin në gjendje të përballoj nivelet e rrezatimit.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat