3 mujori i parë i vitit, Google raporton 15.4 miliardë dollarë të ardhura

Teknologji

3 mujori i parë i vitit, Google raporton 15.4 miliardë dollarë të ardhura

Më: 20 prill 2014 Në ora: 19:25

Google njoftoi për një tre mujor tjetër me fitime, të ardhurat prej 15.4 miliardë dollar për tremujorin e parë të 2014-ës, ose 19% më shumë se vitin e shkuar. Sigurisht, shitja e Motorola Mobility ishte një event madhor për Google gjatë këtij tremujori.

Gjigati i motorit të kërkimit do të vazhdojë të mbajë mbi supe fitimet dhe humbjet nga prodhuesi i telefonëve derisa shitja tek Lenovo të mbyllet. Gjithashtu operacionet me ulje të kostove treguan një humbje prej 198 milionë dollarë, pak më shumë sesa 182 milion dollarë humbje nga viti i kaluar. Nuk është e qartë sesa pjesë nga ajo shumë është nga Motorola Mobility dhe sa nga produktet e tjera të Google. Sa për krahasim, Motorola e vetme pati një humbje prej 271 milionë dollarë në tre mujorin e parë të vitit 2013.

Google thekson se nëse Motorola do të ishte raportuar si një segment operimi i kompanisë, do të kishte sjellë 1.45 miliard dollarë të ardhura “74 milionë më shumë sesa në humbjet e raportuar nga operacionet me ulje çmimesh”. Gjithsesi, gjigandi i Internetit, raportoi fitime 3.45 miliardë dollarë në 15,4 miliardë dollarë të ardhura, shifër kjo e cila është më e lartë sesa 3.35 miliardë dollarë e një viti më parë në të njëjtën periudhë.

Uebfaqet e Google raportuan 10.47 miliardë dollarë (68% të ardhurave totale) të ardhura, partnerët sollën 3.40 miliardë dollarë (22% të ardhurave totale), dhe të ardhurat të tjera ishin 1.55 miliardë dollarë (10% të totalit të ardhurave). Gjithashtu fitimet për aksione ranë nga 5.04 dollarë në 4.97 dollarë krahasuar me vitin e kaluar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat