Mercedes prodhon makinën që arrin 100 km/h për 3.9 sekonda

Teknologji

Mercedes prodhon makinën që arrin 100 km/h për 3.9 sekonda

Më: 20 prill 2014 Në ora: 19:03

Kompania gjermane Mercedes ka prezantuar në Nju Jork, modelin S63 AMG 4MATIC por në versionin coupe. Në pamje të parë kjo veturë duket mjaft elegante por njëherësh edhe agresive. Nën kapak ka të fshehur motorin me 5.5 litra V8 që gjeneron plot 577 kuaj fuqi.

E gjithë kjo fuqi lidhet me transmisionin me shtatë shpejtësi AMG MCT, duke sjelle mrekulline.

Shpejtësinë nga 0-100 km/h e arrin për vetëm 3.9 sekonda, derisa shpejtësia maksimale është e kufizuar në 300 km/h.

Sistemi i frenimit është mjaft i avancuar falë pllakave të qeramikës të kombinuara me karbon, kurse tërheqja e veturës bëhet me të katër rrotat me sistemin tashmë të njohur 4MATIC.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat