Datalove ndjek dhe vizualizon të gjitha llojet e statistikave personale

Teknologji

Datalove ndjek dhe vizualizon të gjitha llojet e statistikave personale

Më: 20 prill 2014 Në ora: 17:54

iPhone: Përcjellja e gjërave si distanca e kaluar në vrapim, pesha, gjumi, koha e ushtrimeve, koha e studimeve apo çdo gjë tjetër është diçka e shkëlqyer, por përderisa nuk e bëni visualizimin e atyre të dhënave, kjo përcjellje nuk ka edhe aq dobi. Datalove ofron këto visualizimie në mënyrë që të mund ta shihni progresin tuaj.

Datalove manualisht ose automatikisht mund të përcjellë lloje të caktuara të të dhënave. Gjërat si vrapimi mund t’i ndjekë automatikisht, por ju mund të bëni manualisht shtimin e gjërave të tjera që dëshironi. Posa të kaloni disa ditë duke vendosur të dhëna, ju mund t’i shikoni tabelat, të ndiqni informacionet dhe të shihni se sa jeni duke ia dalë në një rrugë të mirë, vizuale. Nëse ju pëlqen që të ndiqni veten, Datalove është një mënyrë mjaft e mirë për të visualizuar të gjitha të dhënat në një mënyrë të dobishme, që ka kuptim. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat