Arma më e re amerikane: Një avion top-sekret (FOTO)

Teknologji

Arma më e re amerikane: Një avion top-sekret (FOTO)

Më: 20 prill 2014 Në ora: 00:01

Një foto e re e një objekti fluturues mbi Kansas, SHBA, ka shtuar spekulimet se bëhet fjalë për të njëjtin objekt që u pikas në Teksas muajin e shkuar.

Ende nuk dihet se për çfarë bëhet fjalë, por kjo ka shtuar spekulimet se mund të jetë një avion ushtarak sekret.

Revista “The Aviationist” spekulon se mund të jetë një avion pa pilot RQ-180, që u shmanget radarëve.

Ky është një prototip i gjeneratës së re të bombarduesve amerikanë, që fluturojnë me rreze të gjatë.

Një tjetër ekspert, James Vineyard thonë se mund të jetë avion SR-72 Blackbird, një avion që mendohet se mund të fluturojë përmes SHBA për një orë, pa pilot në bord.

Megjithatë, ai që bëri fotot thotë se ai po lëvizte me shpejtësi normale.

SR-72 është duke u prodhuar nga gjigandi Lockheed Martin dhe mund të jetë gati në vitin 2030.

Paraardhësi i tij theu rekordin duke fluturuar nga Nju Jorku në Londër për më pak se dy orë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat