Google sjell Chrome Remote Desktop për Android

Teknologji

Google sjell Chrome Remote Desktop për Android

Më: 19 prill 2014 Në ora: 16:39

Shërbimi Chrome Remote Desktop i Google-it, i zbuluar fillimisht në vitin 2011, do të vijë edhe tek telefonat. Sot kompania realizoi një aplikacion Android që do të lejojë përdoruesit të kontrollojnë kompjuterët e tyre nëpërmjet telefonit inteligjent ose tabletit.

GigaOm raportoi disa ditë më parë se aplikacioni ishte në fazën beta, por tani është në dispozicion për çdo përdorues të telefonit dhe tabletit Android. Ndërsa për versioni iOS nuk është dhënë një datë fikse se kur do të zbulohet ky aplikacion, por Google ka thënë që do të vijë nga fundi i vitit.

Që nga momenti që është realizuar aplikacioni Chrome Remote Desktop, Google ka sjellë gjithnjë e më shumë mënyra për të lidhur kompjuterët me pajisjet e tjera. Ju mund ta shkarkoni aplikacionin e ri në Google Play Store.

Edhe Microsoft ka lëshuar aplikacionet e saj Remote Desktop me platformën Windows 8 për pajisjet Android, iOS dhe Max OS X në mesin e muajit tetor, dhe pas disa javësh pas realizimit të tyre kompania njoftoi se këto aplikacione janë shkarkuar mbi qindra miliona herë. Microsoft nuk ka dhënë më statistika të tjera për shkarkimet e këtyre aplikacioneve që nga atëherë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat