Dodge sjell Challenger e ri në Nju-Jork

Teknologji

Dodge sjell Challenger e ri në Nju-Jork

Më: 19 prill 2014 Në ora: 16:37

Dodge këto ditë është duke prezantuar në panairin e veturave në Nju-Jork, modelin e ri të Challenger, përderisa përkrah tij po qëndron edhe modeli i rifreskuar i Charger.

Charger ka pësuar ndryshime si në pjesën e brendshme ashtu dhe në atë të jashtme, kurse Challenger vjen me mbrojtës më të zgjeruar të motorit, drita më të thepisura LED dhe rrota më të mëdha.

Ajo çfarë vlen të theksohet është monitori 8.4 inç i ndjeshëm në prekje, përmes të cilit kontrollohen shumica e gjërave në veturë. Challenger do të jetë i disponueshëm në treg me një motor mjaft të fuqishëm me 6.4 litra V8 që prodhon plotë 485 kuaj fuqi.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat