Eventet më të mira lidhur me mediat sociale që ia vlejnë të ndiqen në 2014-n

Teknologji

Eventet më të mira lidhur me mediat sociale që ia vlejnë të ndiqen në 2014-n

Më: 19 prill 2014 Në ora: 13:10

Çdo vit, përpiqemi të marrim pjesë në sa më shumë konferenca mediash sociale dhe dixhitale që të jetë e mundur. Jo vetëm që ofrojnë mundësi të mira kontaktesh, por të sigurojë edhe një vend për të mësuar gjithçka të re mbi mediat sociale dhe marketingun dixhital, të gjitha zhvillimet e fundit, mjetet dhe aplikacionet dhe madje ju ndihmojnë edhe të gjeni klientë të rinj dhe mundësi të reja biznesi. Por cilat nga konferencat e shumta duhet zgjedhur? Më poshtë gjendet një listë me tetë prej konferencave rreth mediave sociale dhe marketingut dixhital që ia vlen të ndiqen gjatë 2014-s.

1. The Incite Summit: West

13-14 maj 2014, San Françisko

Incite Summit ofron mundësi mësimi mbi të ardhmen e marketingut. Do të dëgjoni nga CMO të kompanive si Old Navy, Yahoo!, Topshop/Topman, Facebook dhe Hewlett Packard si dhe të merrni pjesë në diskutime mbi të ardhmen e marketingut.

2. The Corporate Social Media Summit

16-17 qershor 2014, Nju Jork

Corporate Social Media Summit synon t’ju tregojë si të zgjeroni biznesin përmes mediave sociale si dhe të shfrytëzoni avantazhet tuaja konkurruese. Është mundësi e shkëlqyer për të mësuar nga disa udhëheqës globalë biznesesh si Marie-Josë Lamothe nga L’Oreal Canada, Bev Thorne nga Century 21, apo Paula Keve nga Dow Jones & Company.

3. Social Media Strategies Summit

18-19 qershor 2014, Mercure Hotel Amsterdam, Amsterdam

Ky samit fokusohet në të shpjeguarit se si t’i shfrytëzoni më mirë rrjete sociale. Do të mësoni lidhur me matjen dhe monitorimin e analitikave, rritjen e angazhimit si dhe mbi të ardhmen e mediave sociale. Folës do të ketë nga Audi, MTV North Europe, Bosch, HSBC dhe Yelp

4. Content Marketing World

8-11 shtator 2014, Cleveland, OH

Content Marketing World është eventi më i madh i marketingut të përmbajtjes që duhet të ndiqet nga çdokush që punon në mediat sociale dhe marketingun e përmbajtjes. Folësi kryesor është Kevin Spacey

(po, pikërisht ai!) dhe gjatë këtij viti do të ketë mbi 80 sesione nga 1700 marketerë të suksesshëm nga e gjithë bota nga Hershey’s, Bed Bath & Beyond, Motorola, Hyatt, HP, Salesforce.com etj.

5. The Social Shake-up

16-17 shtator 2014, Atlanta, Ga

The Social Shake-up (prezantuar nga Social Media Today) është një event që ju ndihmon të kuptoni të ardhmen e mediave sociale dhe dixhitale si dhe mënyra të reja si të komunikoni me audiencën. Do të ketë përfaqësues nga Intel, Siemens, MasterCard, Coca Cola, IBM etj.

6. Social Media Week

22-26 shtator 2014, Londër

Social Media Week do të mbahet edhe këtë vit në Londër dhe pritet të jetë po aq interesant sa viti i kaluar. Do të mbahet në katër vendndodhje të ndryshme në kryeqytetin britanik ku do të mbulohen mediat sociale, reklamat, biznesi, sipërmarrja etj.

7. Digital Marketing Super Summit

21-23 tetor 2014, San Diego, CA

Digital Marketing Super Summit është një event treditor për të gjithë ata që duan të mësojnë mbi marketingun dixhital dhe social. Do të mësoni për menaxhimin e të dhënave me kapacitet të lartë dhe analitikën, me pak fjalë, gjithçka që iu duhet për të pasur një prezencë të fortë online. Do të ketë folës nga Intel, Whole Foods, Johnson & Johnson, Microsoft etj.

8. Social Media for Customer Service Summit

4-5 nëntor 2014, Nju Jork,

Çdo biznes që përdor mediat sociale duhet të menaxhojë siç duhet edhe marrëdhëniet me klientët. Ky samit do të përpiqet t’ju mësojë gjithçka që ju duhet për ta ndërtuar siç duhet këtë marrëdhënie si dhe për ta zbatuar atë. Do të ketë folës nga Netflix, McDonalds, MasterCard, FedEx, BestBuy, T Mobile etj. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat