Misioni i anijes hapësinore të NASA-s përfundon me një shpërthim kamikaz

Teknologji

Misioni i anijes hapësinore të NASA-s përfundon me një shpërthim kamikaz

Më: 19 prill 2014 Në ora: 12:15

Një anije hapësinore robotike e NASA-s ka përfunduar misionin e saj për identifikimin e pluhurit dhe gazrave në Hënë, nëpërmjet një shpërthimi të planifikuar kamikaz në sipërfaqen e saj, njoftuan zyrtarët e NASA-s ditën e shtunë.

Eksploruesi i Atmosferës Hënore dhe i Mjedisit të Pluhurit, ose LADEE, kishte fluturuar në lartësi shumë të ulëta për të studiuar pluhurin e ngritur nga sipërfaqja hënore dhe përbërjen e gazeve të asaj që është quajtur “ekzosfera e Hënës”, rajoni pa ajër që rrethon hënën. Zyrtarët e NASA-s kishin planifikuar shkatërrimin e anijes hapësinore në Hënë, pasi ajo kishte përfunduar transmetimin e të dhënave.

LADEE u prezantua në 6 shtator në Virxhinia dhe e filloi misionin e saj 100-ditor në hënë në muajin tetor. Misioni do të zgjaste deri në datën 21 prill, por anijes i mbaroi karburanti dhe u detyrua të shkatërrohej dy ditë para datës së paracaktuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat