Volkswagen Golf R 400 debuton në Kinë

Teknologji

Volkswagen Golf R 400 debuton në Kinë

Më: 19 prill 2014 Në ora: 10:43

Pas disa spekulimeve për një veturë të fuqishme Golf R Evo, Volkswagen ka lëshuar disa skica të projektimit të një veture me dy-dyer, konceptin Golf R 400 që është vendosur të debutojë më 19 prill në mbrëmjen e veturave në Pekin. Volkswagen Golf R 400 merr një motor të fuqishëm, si një paketë të plotë të përmirësimeve të trupit dhe pamjen së brendshme.

Fuqia e Volkswagen Golf R 400 është e njëjtë me atë të Golf R, i cili ka një motor 2.0 litërsh turbo-mbushës me katër cilindra, por ky aplikim prodhon 395 kuaj-fuqi, krahasuar me veturën standarde e cila prodhon 290 kuaj-fuqi.

Në raportet e mëhershme thuhet se rritja e fuqisë në model është bërë për shkak të një cilindri të ri në krye dhe një sistem induksioni. Golf thuhet se është i pajisur me një transmetim të gjashtë shpejtësive automatike, që ndihmojnë që vetura të arrijë 98 kmh në vetëm 3.9 sekonda – më shumë se sa shpejtësia nxituese që bën Golf R. Shpejtësia maksimale e veturës është 280 kmh.

Volkswagen thotë se Golf R 400 ka një frymëzim nga 1988 Rallye Golf G60, veçanërisht në harqet e rrotave dhe në zvogëlimin e peshës. Modifikime të tjera të jashtme përfshijnë pjesën e përparme dhe atë të pasme, me mbrojtëse më agresive. Në brendësi të veturës gjenden karrikat lëkundëse, me një shkarkues para prej karboni dhe pasqyre anësore, me një spoiler të madh në çati dhe me rrota të përmirësuara.

Ngjyra metalike me disa vija të verdha në pamjen e jashtme, e bëjnë veturën me të vërtetë mirë të dizajnuar. Koncepti Volkswagen Golf R 400 me sa duket nuk është planifikuar për prodhim në këtë kohë, por as nuk është thënë nëse ky model mund të prodhohet më vonë në verzionin e kufizuar.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat