Google raporton 15.4 miliard dollarë të ardhura për tre mujorin e parë të këtij viti

Teknologji

Google raporton 15.4 miliard dollarë të ardhura për tre mujorin e parë të këtij viti

Më: 18 prill 2014 Në ora: 23:46

Google njoftoi për një tre mujor tjetër me fitime, të ardhurat prej 15.4 miliard dollar për tremujorin e parë të 2014-ës, ose 19% më shumë se vitin e shkuar. Sigurisht, shitja e Motorola Mobility ishte një event madhor për Google gjatë këtij tremujori. Gjigati i motorit të kërkimit do të vazhdojë të mbajë mbi supe fitimet dhe humbjet nga prodhuesi i telefonëve derisa shitja tek Lenovo të mbyllet. Gjithashtu operacionet me ulje të kostove treguan një humbje prej 198 milion dollarë, pak më shumë sesa 182 milion dollarë humbje nga viti i kaluar. Nuk është e qartë sesa pjesë nga ajo shumë është nga Motorola Mobility dhe sa nga produktet e tjera të Google. Sa për krahasim, Motorola e vetme pati një humbje prej 271 milion dollarë në tre mujorin e parë të vitit 2013.

Google thekson se nëse Motorola do të ishte raportuar si një segment operimi i kompanisë, do të kishte sjellë 1.45 miliard dollarë të ardhura “74 milion më shumë sesa në humbjet e raportuar nga operacionet me ulje çmimesh”. Gjithsesi, gjigandi i Internetit, raportoi fitime 3.45 miliard dollarë në 15,4 miliard dollarë të ardhura, shifër kjo e cila është më e lartë sesa 3.35 miliard dollar e një viti më parë në të njëjtën periudhë.

Uebfaqet e Google raportuan 10.47 miliard dollarë (68% të ardhurave totale) të ardhura, partnerët sollën 3.40 miliard dollarë (22% të ardhurave totale), dhe të ardhurat të tjera ishin 1.55 miliard dollarë (10% të totalit të ardhurave). Gjithashtu fitimet për aksione ranë nga 5.04 dollarë në 4.97 dollarë krahasuar me vitin e kaluar. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat