Vjen WordPress 3.9: Ja veçoritë e reja

Teknologji

Vjen WordPress 3.9: Ja veçoritë e reja

Më: 18 prill 2014 Në ora: 14:18

WordPress.org ka lançuar versionin 3.9, i cili përfshin disa rregullime dhe përmirësime në mjetin e menaxhimeve të blogjeve. Versionin e ri mund ta shkarkoni nga WordPress.org/Download .

WordPress 3.9 synon t’i ndihmojë përdoruesit të shohin më mirë mënyrën se si do të duken postimet e tyre pasi të publikohen. Skuadra zhvilluese ka përgatitur edhe një video demonstruese:

Veçoritë e reja janë këto:

- Përmirësim të editimit vizual. Është rritur shpejtësia, aksesibiliteti dhe suporti mobile.

- Editimi i imazheve më lehtësisht se më parë.

- Marrja e imazheve me “drag and drop”.

- Shikim paraprak i galerive të fotove, të cilat shfaqin në formë shtyllash dhe rreshtat fotot.

- Imazhet kanë tashmë galeri ndërsa klipet meia kanë playlist-a.

- Menaxhim më i mirë i widget-s, shtimi, editimi dhe rregullimi i tyre sipas dëshirës.

- Themes të reja.

WordPress 3.8 u lançua në dhjetor. Kompania po i shpeshton më tepër lançimet e reja, edhe pse versioni 3.8 erdhi më vonë nga pritej. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat