Ford feston 50-vjetorin e prodhimit të Mustangut

Teknologji

Ford feston 50-vjetorin e prodhimit të Mustangut

Më: 18 prill 2014 Në ora: 01:11


Kompania Ford ka zbuluar edicionin special të Mustangut, i cili njëherësh shënon 50-vjetorin e themelimit të këtij modeli i cili edhe sot konsiderohet si njëri ndër më të suksesshmit në historinë e automobilizmit.

Sipas zyrtarëve të lartë të Ford, thuhet se vetëm 1964 njësi do të prodhohen, dhe do të jenë të bazuar në modelin MY Mustang GT 2015. Mustangu i ri sjellë shumë risi duke filluar nga diferenciali 3:55:1, transmisioni manual dhe automatik, kurse fuqia motorike do të vjen nga motori me 5.0 litra V8 që prodhon plotë 420 kuaj fuqi.

Në të janë futur edhe gomat e markës së shquar Pirelli P Zero të profilit të ultë, dhe fellnet e aluminit 19 inç. Kurse pas prezantimit zyrtar në Nju Jork, Mustang 50 pritet të dalë në shitje gjatë kësaj vjeshte.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat