Google lançon aplikacionin Chrome Remote Desktop për Android

Teknologji

Google lançon aplikacionin Chrome Remote Desktop për Android

Më: 17 prill 2014 Në ora: 22:54

Google ka lançuar një aplikacion Remote Desktop për Android, i cili ju mundëson të kontrolloni kompjuterin tuaj në largësi përmes smartfonit ose tabletit tuaj. Ju mund ta shkarkoni aplikacionin e ri përmes Google Play. Përshkrimi i aplikacionit në Play Store thotë se përdoruesit do të kenë një akses të sigurtë në kompjuterët nga pajisja Android, por nuk aplikon veçoritë e sigurisë. Udhëzimet janë të thjeshta dhe të shkurtra:

- Në secilin prej kompjuterëve tuaj si Windows ashtu dhe Mac, ju mund të keni akses në largësi duke përdorur aplikacionin Chrome Remote Desktop nga Chrome Web Store.

- Në pajisjen tuaj Android, hapni aplikacionin dhe klikoni mbi çdonjërin nga kompjuterët që janë në linjë për tu lidhur.

pngbase646e1719b5125131fdChrome Remote Desktop fillimisht u lançua në fazën Beta në tetor të vitit 2012, por vetëm ju lejonte të aksesonit nga largësia kompjuterin tuaj nga një kompjuter ose laptop tjetër. Si funksiononte kjo ? Për të autorizuar ndërlidhjen mes kompjuterëve, aplikacioni gjeneronte një kod të cilin ju mund ta ndani në mënyrë të sigurtë me personin tjetër. Për shembull, nëse ju donit ndanit desktopin tuaj me një mik tuajin për t’ju ndihmuar rreth një problemi të caktuar, ju i dërgoni atij një kod 12 shifror që ngjason me këtë. Me lëshimin e aplikacionit ditën e sotme, tashmë ju mund të bëni të njëjtën gjë edhe nga pajisja juaj Android. Ka patur hipoteza se një version iOS po vjen gjithashtu, por Google nuk zbuloi asgjë në lidhje më një aplikacion të tillë.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat