Studentët shqiptarë të parët në garën e NASA-s

Teknologji

Studentët shqiptarë të parët në garën e NASA-s

Më: 17 prill 2014 Në ora: 15:13

Studentët shqiptarë nga Shkupi të cilët ishin pjesëmarrës në garën globale të organizuar nga Agjencia Amerikane e Hapësirës NASA- “NASA space app challenge”, kanë arritur rezultat të jashtëzakonshëm. Grupi i përbërë prej studentëve shqiptarë ka fituar çmimin e parë në konkurencë prej 30 grupeve.

Të votuar nga 150 pjesmarrësit në garë, u zgjodhën si projekti më i mirë në garë duke u kualifikuar në garën globale në mesin e 100 shteteve. Ekipi i formuar nga organizata LSU DECA (Suad Saliu, Blerant Ramadani, Artan Rahmani, Visar Zejnullahu dhe Jovan Andonov) punoi 48 orë pothuajse pandërprerë.

Projekti në të cilin kemi punuar ka qenë një aplikacion, i cili do t’ia lehtësoj njerëzve në përgjithësi udhëtimin në vende të reja sidomos në vende të cilat janë pak të disponueshme dhe do t’u ofroj shkencëtareve informacione më të hollësishme rreth disa cilësi të fushave të tyre të hulumtimit. “Android aplikacioni” është map e gjithë globit, në të cilën secili do të mund të kontribojë për ta ndryshuar dhe shtuar informacione të rëndësishme më të tjerët.

Me këtë arritje ata futen në garën globale për të fituar një udhëtim për në Florida dhe për të parë lancimin e raketave për në hapësirë në mënyrë direkte.

Kjo garë është zhvilluar për të tretën herë në 100 vende të botës, përfshi këtu edhe Maqedoninë, ndërsa qëllimi është të gjenden zgjidhje për problemet me të cilat përballen në hulumtimet e tyre shkencëtarët e saj .

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat