STIKK mban kuvendin e saj të gjashtë

Teknologji

STIKK mban kuvendin e saj të gjashtë

Më: 17 prill 2014 Në ora: 14:12

Është hapur sot Kuvendi i gjashtë me radhë i Shoqatës për Teknologji të Informacionit dhe të Komunikimit të Kosovës- STIKK në ambientet e Qendrës Inovative të Kosovës.

Në këtë ngjarje ka marrë pjesë ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bernard Nikaj,i cili I ka përgëzuar Shoqatën për punën e bërë gjatë këtyre gjashtë viteve dhe e cilësoi STIKK-un si ”Shoqata më llogaridhënëse sa i përket qeverisjes së mirë ne krahasim me shoqatat tjera”.

Gjithashtu, Nikja e ka cilësuar se ky sektor është përcaktuar si sektor prioritar i qeverisë dhe theksoi se: “edhe pse janë bërë disa lehtësime për sektorin në veçanti në politika fiskale, përpjekjet e Ministrisë do të vazhdojnë në krijimin e ambientit më të favorshëm duke thënë se ai personalisht do të jetë avokat i këtyre lehtësimeve.

Ndërsa ambasadori Norvegjez, Jan Braathu si përkrahësi i sektorit të TIK në Kosovë ka thënë se Industria e TIK të Kosovës ka arritur një zhvillim dhe rritje të mahnitshme brenda gjashtë viteve të fundit. Që nga fillimi i vitit 2008, Shoqata ka qenë pjesë integrale e këtij zhvillimi.

"Kam guximin të them se sektori i TIK të Kosovës është një ndër sektorët më të organizuar në Kosovë, madje edhe ne rajon- duke iu falënderuar STIKK” , ka thënë ambasadori.
Poashtu ai ka thënë se Qeveria Norvegjeze ka qenë përkrahëse e sektorit të TIK në Kosovë vite me radhë dhe se do të vazhdojë në këtë drejtim, megjithatë krahas kësaj duhet të kuptohet se suksesi përfundimtar do të varet nga vetë palët e interesit në Kosovë.

Në anën tjetër, Ilir Rexha nga GIZ e ka përgëzuar Shoqatën për punën e saj të deritanishme dhe ka thënë se tashmë është themeluar një bashkëpunim i mirëfilltë Gjermano- Kosovar në këtë sektor, dhe se GIZ do të vazhdojë përkrahjen për STIKK dhe promovimin e sektorit në tregjet e jashtme.

Kurse, nën- kryetar i Bordit të STIKK, Dardan Vokshi ka prezantuar punën e Bordit dhe aktivitetet ndërkombëtare të shoqatës.
Poashtu, drejtoresha Ekzekutive e STIKK Vjollca Çavolli prezantoi punën një vjeçare të Shoqatës. A.M

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat