Microsoft do të organizojë në Prishtinë event kushtuar inovacionit

Teknologji

Microsoft do të organizojë në Prishtinë event kushtuar inovacionit

Më: 16 prill 2014 Në ora: 12:00

Gjatë ditës së enjte, zyra lokale e gjigantit softuerik Microsoft për Kosovën dhe Maqedoninë, në bashkëpunim me organizatën jo-qeveritare LENS dhe Fondacionin Metamorfozis, organizojnë ditën që i është kushtuar inovacionit nga ana e OJQ-ve, me titull “Bëhu nismëtar i ndryshimeve”.

Në këtë ngjarje do të ligjërojnë përveç të tjerëve edhe programuesi dhe zhvilluesi i uebit Merxhan Emini, menaxherja e programeve për arsim nga Microsoft-i për Maqedoninë dhe Kosovën, Vlora Ademi, si dhe gazetari dhe bloguesi Gjergj Filipaj, ku do të flitet rreth dobive që mund të kenë organizatat joqeveritare nga teknologjitë e reja, mundësitë që ofrohen nga programi Youth Spark dhe aplikacioneve për grante për softuerë pa pagesë, ndikimi i tyre në përmirësimin e gjendjes në të ardhmen, si dhe ndikimi i mundshëm i rrjeteve sociale në dobi të shoqërisë. Për të kuptuar më tepër rreth kësaj ngjarje, e cila zhvillohet në Prishtinë, dhe për të marrë pjesë, këtu mund të gjeni informacione të tjera. (PCWorld Albanian)

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat